back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaLajmeShqiptarët e fshatit Çabër në hall nga policët serb

Shqiptarët e fshatit Çabër në hall nga policët serb

Të ngjajshme

Starmer zbarkon në ShBA

Sir Keir Starmer dhe ekipi i tij po zbarkojnë...

Shtimja për herë të parë po bëhet me fusha të tenisit

Komuna e Shtimes për herë të parë do të...

Tronditëse: Sot pati vetëvrasje në Skenderaj, Obiliq dhe Istog

Sot u trondit Skenderaj, Obiliqi e para pak qastesh...

Banorët e fshatit Çabër të Zubin Potokut thonë se sa herë dalin për qarkullim me veturat e tyre mund të dënohen nga policët e komunitetit serb që janë në Kosovë.

Sipas tyre serbët e kësaj pjese kalojnë edhe pa targa të veturave dhe nuk ndalohen dhe as gjobiten nga policia.

Njëri nga këta banorë Qamil Zeqiri, për këtë gjë ka thënë ”Këndej kalojnë serbë me tabela KM, kalojnë serbë pa tabela, për një gjë ma të voglën dënohet shqiptari, për një gjë më të madhen nuk dënohet serbi”.

Edhe Izmir Zeqiri, i cili ka paguar disa dënime që thotë të kenë qenë të padrejta, cilëson se bashkëfshatarët e tij janë bërë cak qëllimisht.

”Nuk është për tu ankuar pse dënohet, por është për tu ankuar qe të mos jetë që këta të plotësojnë listat e dënimeve me banorët e komunitetit të Zubin Potokut, kur ka çka me dënu boll se natën edhe ditën ka qarkullim të paligjshëm të komunitetit serb në qendër të Çabrës”, u shpreh Zeqiri.

Në lidhje me pretendimet e dy banorëve por edhe të tjerëve që nuk u prononcuan me arsyetimin se mund të ketë hakmarrje nga policia, këta të fundit nuk u përgjigjën, njofton Klan Kosova.

Komunikimi me zëdhënësin e Policisë për Mitrovicën e Veriut, Bane Radoviq, ishte i pamundur, teksa ai nuk u përgjigj nëse janë të informuar për shqetësimet e banorëve, dhe e as çfarë veprime do të marrin nëse dëshmohen ankesat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz