BallinaRegjionaleDrenasDeri në kaq vite burg mund të dënohet Labinot Gruda, i dyshuar...

Deri në kaq vite burg mund të dënohet Labinot Gruda, i dyshuar për vjedhjen e dy milionë eurove

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për të premten

Moti për ditën e premte pritet të jetë kryesisht...

Spektakël në “Olimpico”, Bologna e eliminon Romën pas vazhdimeve

Bologna është çerekfinalisti i fundit në Ligën e Europës. Në...

Nxehet Fjolla Morina, shfaqet provokuese në Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina vazhdon të jetë...

Nga Ministria e Financave nuk kanë dhënë shumë detaje për veprimet që kanë marrë për të kthyer paratë që u morën.

Nga shteti mori 2 Milion euro.

Madje zyrtarit të Ministrisë së Financave, Labinot Grudës që t’i transferonte këto para nga thesari i shtetit, nuk i mori më shumë se 8 minuta kohë.

Por që këto para të kthehen sërish në thesar, duket të jetë goxha e vështirë.

Sipas juristëve, një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm me konfiskim të pasurisë së zyrtarit në fjalë.

Por personi që i kreu këto transaksione nuk do të shpëtojë pa u dënuar.

Sipas Ndrecajt dënimi minimal për Grudën do të jetë 1 deri ne 6 vjet.

Por ekonomistët thonë se nuk ka mënyrë të ligjshme që paratë të kthehen në thesarin e shtetit.

Mustafë Kadrijaj thotë se kthimi mund të bëhet vetëm në mënyrë arbitrare.

Kadrijaj pohon se ekziston një mundësi që këto para të bëhen të pavlefshme.

E në Ministrinë e Financave, thonë se jo gjithçka varet nga ta.

Zv. Ministri Kushtrim Brahimaj u deklarua se nevojitet punë më e gjerë institucionale.

Brahimaj tha se kërkesa që u bë për kthimin e mjeteve ishte kërkesë e vullnetit të mirë.

Dy milion euro të thesarit të shtetit dyshohen se u transferuan në një kompani fiktive të vëllezërve Shala që janë në arrati.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz