back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeNga këto komuna janë rastet e reja me koronavirus

Nga këto komuna janë rastet e reja me koronavirus

Të ngjajshme

Kryeministri i Katarit akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza para OKB-së: “I etur për gjak”

“Sulmet izraelite nuk synojnë vetëm Katarin, por çdo vend...

Rriten çmimet sërish, inflacioni arrin në 4.5 përqind

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje mesatare...

Zyrtare: Besart Berisha rikthehet në Australi, pasi mori licencën në Shqipëri emërohet trajner

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha për herë...

​Djali i Ronaldinhos i bashkohet klubit anglez

Hull City ka njoftuar të enjten nënshkrimin e Joao...

IKShPK-ja ka njoftuar sot se nga 1.056 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 166 raste kanë rezultuar pozitive për COVID-19.

Sipas IKSHPK-së, brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinikë Infektive dhe 1 rast Spitali Pejë).

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.056 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 166 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinikë Infektive dhe 1 rast Spitali Pejë).

Numri total i rasteve pozitive është 17.757 raste nga 86.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 661 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.034 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.062.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz