BallinaLajmeKonfirmon Jakup Krasniqi: Dy personat e arratisur në rastin e vjedhjes së...

Konfirmon Jakup Krasniqi: Dy personat e arratisur në rastin e vjedhjes së 2 milionë eurove, janë anëtarë të Nisma-s!

Të ngjajshme

Zgjedhjet e 7 qershorit – sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora...

“Studentë, jemi me ju”, Çitaku në mbështetje të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Vlora Çitaku ka shprehur mbështetje për protestën e studentëve...

Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër

Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në...

Në 35-vjetorin e rënies, Haradinaj kujton veprimtarin Mentor Tolaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe...

Ky është çmimi i naftës, benzinës dhe gasit sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka...

Kosova këto ditë është tronditur nga lajmi se një punëtor i Thesarit të Kosovës me iniciale L.G. dyshohet se, përmes katër transaksioneve të ndryshme, ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove të buxhetit në llogari të një kompanie private, LDA Group Shpk, pronarët e së cilës janë përfolur se janë anëtarë të Nismas.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, e ka pranuar se personat e përfshirë në skandal janë anëtarë të Nismas, por që nuk kanë funksione në institucione të vendit.

“Zyrtari që ka qenë në atë ministri nuk është pjesë e strukturave të Nismas, por kandidatët e tjerë që janë përmendur janë anëtarë të Nismas, por që nuk kanë qenë pjesë të institucioneve dhe natyrisht që Nisma i ka marrë masat e veta në këtë drejtim. Për neve një veprim i tillë është i papranueshëm dhe se përgjegjësia kryesore është e Qeverisë dhe e institucioneve të shtetit që vërtetë nuk kanë marrë masa për të mbrojtur paratë e tatimpaguesve të Kosovës”, ka thënë ai.

Krasniqi ka konsideruar që shteti ka dështuar në mbrojtjen e të dhënave dhe ndaj mundësisë për sulme të tilla.

“Kjo duhet të themi se realisht këto sulme duan një mbrojtje dhe mbrojtja duhet të jetë profesionale. Konsideroj që institucionet e shtetit nuk i kanë marrë masat e duhura me profesionistë ta mbrojnë sulmin dhe konsideroj që njerëzit që vërtetë janë profesionistë të mirë është e udhës të vendosen në vendet e caktuara dhe ata duhet të jenë të stimuluar me paga mujore do të thotë Qeveria e ka përgjegjësinë që në institucionet e shtetit të merr nëpunës profesionistë dhe që e njohin mirë punën e tyre dhe që e kryejnë mirë detyrën e tyre”, ka thënë ai për FrontOnline.

Në zgjedhjet e 6 tetorit e vitit të kaluar Nisma Socialdemokrate garoi në zgjedhje me AKR-në. Madje menzi e kaluan pragun zgjedhor.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme, Jakup Krasniqi, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, tha që kjo parti do të garojë e vetme.

“Unë mendoj që nuk është koha e koalicioneve, nuk duhet që të paragjykojë. Nisma është parti politike është edhe në Parlament. Ne të gjithë angazhimin tonë e bëjmë që ta forcojmë Nismën. Jemi edhe në zgjedhjet e brendshme të Nismës dhe vendimet e Qeverisë për shkak të pandemisë po na pengojnë që ta përmbyllim këtë proces ne jemi që kurdo që të ndodhin zgjedhjet të shkojmë si subjekt në vetë”, ka thënë Krasniqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz