BallinaLajmeGjykata merr këtë vendim për të dyshuarin në rastin e 2 milionëve...

Gjykata merr këtë vendim për të dyshuarin në rastin e 2 milionëve të Thesarit

Të ngjajshme

Ulqini me rregulla të reja: 500 euro gjobë nëse del me rroba plazhi në qytet

Komuna e Ulqinit ka miratuar një rregullore të re...

Peshkaqeni sulmon për vdekje 38-vjeçarin para shokut të tij në Australi

Një peshkatar me shtizë ka vdekur mëngjesin e kaluar...

Ndërron jetë profesori nga Skenderaj (FOTO)

Ka ndërruar jetë prof. Naser (Ibrahim) Bajraktari nga fshati...

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaiji për të dyshuarin në rastin e 2 milionëshit të Thesarit.

I dyshuari me incialet L.G, dyshohet për vepren ” Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.

“Të pandehurit L.G i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji duke filluar prej datës 21 tetor 2020 gjerë me datë 20 nëntor 2020”.

“Të pandehurit L.G i është caktuar masa e paraburgimit, pasi që i njëjti mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë, mund të pengon rrjedhjen e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitar dhe bashkëpjesëmarrës tjerë, andaj caktimi i masës së paraburgimit për të pandehurin L.G është masë adekuate për sigurimin e pranisë së tij në procedurë penale”.

Labinot Gruda, dyshohet se me datë 09 tetor 2020 në cilësinë e personit zyrtar ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke realizuar transaksione në vlerë prej 2 milionë 77 mijë e 995.90 euro në adresë të një kompanie, me të cilat veprime i ka shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në shumë prej 2 milionë e 77 mijë e 995.90 euro dhe me këtë dyshohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz