Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 828 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 118 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan, 1 raste nga Spitali i Përgjithshëm, Pejë dhe 1 rast nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK).
Brenda 24 orëve kanë rezultuar pozitiv 3 raste nga komuna e Skenderajt. Të gjithë të infektuarit janë nga fshati Llaushë.
Ndërsa në Drenas është regjistru vetëm një rast i ri me koronavirus, me lokacion në Komoran të Drenasit. /DrenicaPress