back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeShpërthen skandali, mbi 7 mijë biznese me qarkullim dyvjeçar 3.6 miliardë euro...

Shpërthen skandali, mbi 7 mijë biznese me qarkullim dyvjeçar 3.6 miliardë euro nuk paguan asnjë cent tatim

Të ngjajshme

Lladrovci: Qytetarët kampionë, janë te numri 101

Ramiz Lladrovci ka realizuar  tri takime të ftuara nga...

Petkoviqi thotë se nesër do të mbahet raundi i ri i dialogut me Kosovën në Bruksel

Delegacioni i Beogradit, i kryesuar nga drejtori i Zyrës...

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Të paktën tre nxënës janë në gjendje kritike pas...

Abdixhiku: VV-ja e do LDK-në, por LDK-ja s’do të bashkëpunojë me ta

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku foli sonte për zhvillimet...

Drejtori i shkarkuar i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, përmes një konference për media, është deklaruar pas shkarkimit të tij nga pozita që po mbante në këtë institucion, nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Murtezaj ka treguar rezultatet e këtij institucioni përgjatë periudhës sa ai ishte në krye të saj.

Mes tjerash, drejtori i shkarkuar i ATK-së, bëri të ditur se në këtë institucion është abuzuar me detyrën zyrtare, gjë për të cilat thotë se ka dëshmi, mirëpo sipas tij është heshtur nga ana e linjës vertikale.

Murtezaj bëri të ditur se mbi shtatë mijë biznese që për dy vite radhazi kanë qarkullim prej 3.6 miliardë euro, nuk kanë paguar asnjë cent tatim, gjë që sipas tij, kryeministri i sotëm atëherë ministër i financave, Avdullah Hoti, nuk ka reaguar fare.

“Abuzim me detyrën zyrtare, për të gjitha këto është heshtur nga ana e linjës vertikale. Kjo është pontencuar nga ana ime te organet e drejtësisë. Pas ardhjes sime në detyrë, i kemi qitë në sipërfaqe të gjitha bizneset, si rezultat i kësaj kemi dëshmu që kemi mbi shtatë mijë biznese që për 2 vite radhazi kanë qarkullim prej 3.6 miliardë euro dhe 0 pagesë në tatim. Kjo ka qenë në dijeni të ish-ministrit të financave tashmë kryeministrit dhe nuk kanë reaguar fare”.

“Për një thes kashtë njeriu të shkojë në burg, ndërsa për miliona të heshtura nga zyrtarë të ATK-së, në një shtet normal nuk do të tolerohej”, ka thënë tutje ai.

“Madje kryeministri ka punësuar edhe familjarë të tij në ministrinë e financave, nepotizmi ndryshe nuk është”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz