back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajme“Thaçi ishte i dënuar me 10 vite burgim, jo 20 siç e...

“Thaçi ishte i dënuar me 10 vite burgim, jo 20 siç e tha në një debat”, e konfirmon gazetari që ndoqi rastin gjyqësor!

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Gazetari që ndoqi rastet gjyqësorë para lufte dhe pas lufte, Agim Muhaxheri ka reaguar pas deklaratës së presidentit, Hashim Thaçi, se ai ishte i dënuar me 20 vite burgim.

Muhaxheri tregon hollësi për procesin gjyqësor ndaj 15 shqiptarëve, 12 prej të cilëve janë dënuar në mungesë – ndër ta i dënuar me 20 vjet burg ishte Adem Jashari dhe disa të akuzuar tjerë.

“Hashimi qe dënuar në mungesë me 10 vjet burg… Shih për këtë shkrimin tim – „Shqiptarëve të pambrojtur: 264 vjet burg“, i publikuar në gazetën „Bujku“ më 12 korrik 1997”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Ti zotëri Hashim Thaçi nuk je dënuar me 20, po me 10 vjet burg në mungesë

Hashim Thaçi, i akuzuar për krime të luftës, në emisionin Debat plus të Ermal Pandurit zbrazi mllefin ndaj Albin Kurtit, të cilin e nxori në taborin e Serbisë armike.

Hashimi tha: „Kur unë jam dënuar me 20 vjet burg, ai (Kurti) ka dëgjuar Bjelo dugmen

Përse e përmend Bjelo dugmen?

Atëbotë në gjykatore janë sjellur vetëm tre të akuzuar – Besim Rama, Idriz Asllani dhe Avni Nura.

Ky zotëri që s‘e ka mbajtur asnjë ditë burg në kohën e regjimit të Milosheviqit, rren për hava…

Si gazetar e kam ndjekur procesin gjyqësor ndaj 15 shqiptarëve, 12 prej të cilëve janë dënuar në mungesë – ndër ta i dënuar me 20 vjet burg ishte Adem Jashari dhe disa të akuzuar tjerë…

Hashimi qe dënuar në mungesë me 10 vjet burg… Shih për këtë shkrimin tim – „Shqiptarëve të pambrojtur: 264 vjet burg“, i publikuar në gazetën „Bujku“ më 12 korrik 1997.

Kija inatin Albin Kurtit, po hakun mos ia ha !

Mos gënje !

Të Fundit

Sport

ShowBiz