back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeBlerim Rexha tregon për shitjen e tokës në AKP me 1 euro...

Blerim Rexha tregon për shitjen e tokës në AKP me 1 euro për 1 ari

Të ngjajshme

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

AUV heq nga tregu edhe dy produkte Aptamil për foshnja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se është...

Ish-kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Blerim Rexha, ka raportuar para Komisionit hetimor të privatizimit të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast ka treguar pse dha dorëheqje nga kjo pozitë në vitin 2013.

Ai tha se si një prej arsyeve ka qenë shitja e një toke me 1 euro për 1 ari.

“50 hektarë janë shitur për 5 mijë euro. Kam votu kundër, kam marrë vota që me e ndalë këtë shitje. Ka pas edhe kësi raste. Nuk kam pranuar me nënshkru me kësi kushte. Kam thënë që nuk e nënshkruaj dhe jam larguar”, ka deklaruar Rexha, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se atë kohë kishte një fushatë kundër tij jo vetëm në media, dhe shtoi se kjo për të mbetet ende mister, por nuk tregoi saktësisht cilat media apo grupe qofshin ato edhe politike t’ë kenë bërë fushatë ndaj tij.

Rexha tha se ka pranuar detyrën në AKP në një kohë të vështirë me qëllimin ta udhëheq ndryshe procesin e privatizimit.

Rexha kishte dhënë dorëhqeje nga AKP exha më 16 maj të vitit 2016. /Reporteri.net/.

Të Fundit

Sport

ShowBiz