back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeMbretëria e Bashkuar ndan 2 milionë euro shtesë në ndihmë të popullit...

Mbretëria e Bashkuar ndan 2 milionë euro shtesë në ndihmë të popullit të Kosovës

Të ngjajshme

​Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

Është folur shpesh e gjatë se pse Prishtina nuk...

Juventusi rikthehet nga humbja dhe merr një pikë të madhe ndaj Lazios

Juventusi u rikthye nga disavantazhi 2-0 për të barazuar...

Zhegrova tregon klasin në 45 minuta, “Zonja e Vjetër” barazon n’shpi

Skuadra e Juventusit ka barazuar ndaj Lazios me rezultatin...

Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të thellë

Nëpërmjet një koncept dokumenti, pushteti që pritet të ripërtërihet...

2 milionë euro shtesë përkrahje për popullin e Kosovës, ka ndarë sot qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott përmes një reagimi në të cilin thotë se këto mjete do të shërbejnë si mbështetje shtesë që Kosova t’i kthehet normalitetit që nga përballja me COVID-19, njofton Klan Kosova.

”Sot, me kënaqësi ju njoftoj se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur që t’i ndajë 2 milionë euro përkrahje shtesë për të ndihmuar popullin e Kosovës që të kthehet në normalitet.

Ky projekt do të implementohet nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe do të fokusohet në sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit. Përkrahja nga Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në përmirësimin e ofrimit të kujdesit shëndetësor si dhe pjesëmarrje të sigurt dhe përfshirëse në shkollim.

Përmes këtij projekti, Mbretëria e Bashkuar synon që të sigurohemi që të gjitha komunitetet kanë qasje të barabartë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore, përkundër COVID-it, dhe se askush mos të mbetet mbrapa”, shkruan Abbott, njofton Klan Kosova.

Të Fundit

Sport

ShowBiz