BallinaLajmeTrump falënderon Ramën për mbështetjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi, kërkon që...

Trump falënderon Ramën për mbështetjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi, kërkon që ta zhvendosin ambasadën në Jerusalem

Të ngjajshme

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari për grabitje dhë shmangie të drejtësisë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Vdes xhaxhai i Angelina Jolie-s

Chip Taylor, xhaxhai i Angelina Jolie dhe njeriu që shkroi këngën...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pranuar një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Presidenti Trump ka falënderuar kryeministrin Rama për përkrahjen e marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, Trump e ka ftuar Ramën që Shqipëria të marrë vendim për zhvendosjen e ambasadës nga Tel Aviv në Jerusalem, transmeton Telegrafi.

“Unë dua t’ju falënderoj që e keni mbështetur normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë.

Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem”, thuhet në letrën e presidentit Trump drejtuar kryeministrit Rama. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz