Kosova dhe Serbia do t’i vazhdojnë bisedimet sot në Bruksel në nivel ekspertësh.
Siç ka konfirmuar dje zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, temat e diskutimit janë komunitetet jo shumicë dhe zgjidhja e kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronës.
Ai për klankosova.tv ka theksuar se bisedimet në mes të ty palëve do të vazhdojnë derisa të arrihet marrëveshja ligjërisht e obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve.