BallinaLajmeJa kur del në votim ligji që lejon qytetarët të tërheqin 10%...

Ja kur del në votim ligji që lejon qytetarët të tërheqin 10% nga Trusti

Të ngjajshme

Policia Ushtarake e Karabinierëve patrullon në Prizren

Policia Ushtarake e Karabinierëve e caktuar në Njësinë e...

Ndryshim në Drejtorinë e Investimeve Kapitale në kryeqytet: Zyhrije Pllana pason Sokol Havollin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar...

Krah Vjosa Osmanit, Fahrije Hoti e konfirmon futjen në politikë: S’do t’ju zhgënjej!

Pas njoftimit të ish-Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se...

Kuvendi i Kosovës nesër do t’i kthehet punës, ku edhe do të mbajë seancë plenare.

Në rend dite është edhe votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Miratimi i këtij projektligji do t’i hapte rrugë tërheqjes së 10%-shit nga trusti, masë kjo e paraparë nga qeveria për ndihmë për qytetarët që janë goditur ekonomikisht nga pandemia.

Pikat për seancën e nesërme:

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13, 14, 23 korrik dhe 7 gusht 2020:

Votimi Propozim-Rezolutës lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i LVV-së,

Votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i PDK-së.

Pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 23, 24 korrik dhe 7 gusht 2020:

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit  të Kosovës, pas lejimit të  përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, të propozuar nga GP i LVV-së.

III.   Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13 dhe 14 gusht 2020:

Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 14 gusht 2020:

1.   Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz