back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeZemaj bën thirrje prindërve dhe arsimtarëve: Mos u grumbulloni para dyerve të...

Zemaj bën thirrje prindërve dhe arsimtarëve: Mos u grumbulloni para dyerve të shkollave pa maska

Të ngjajshme

Eksporti i TIK-ut pesëfishohet, Kurti: Teknologjia po bëhet motor i rritjes ekonomike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar rritjen e...

Diplomatët gjermanë e përgëzojnë KQZ’në për organizimin e zgjedhjeve

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti...

Obiliqi merr vendim, heq taksën 10 euro për qytetarë

Komuna e Obiliqit ka pasur një ngarkesë prej 10...

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se është punuar shumë që të ulet numri i personave të infektuar me coronavirus në Kosovë.

Ai ka thënë se në ditën e parë të vitit të ri shkollor janë raportuar vetëm 55 raste të reja pozitive.

“Është punuar shumë që kjo lakore e infektimeve të ulet dhe shtatori të na gjejë në një ambient më të sigurt. Dje, isha për vizitë në dy shkolla në komunën e Prishtinës dhe të Vushtrrisë, për të parë përgatitjet për mësim”, ka thënë ai.

Megjithatë, Zemaj ka thënë se është për keqardhje se disa prindër janë grumbulluar para dyerve të shkollave pa maska mbrojtëse.

“Por, është për keqardhje pamjet e publikuara nga disa shkolla tjera për neglizhencën e masave nga disa prindër dhe arsimtarë, të grumbulluar para dyerve të shkollave, pa maskat mbrojtëse.
Lus prindërit dhe personelin arsimor të tregohen të përgjegjshëm dhe me përpikëri të vazhdojnë t’i respektojnë masat”, është shprehur ai në një postim në Facebook.

Zemaj ka shtuar më tej se “çdo neglizhencë e rekomandimeve anti covid, rrezikon shëndetin e përgjithshëm dhe nuk do të tolerohet”.

“Ne, do të vazhdojmë angazhimin që të respektohen masat anti covid dhe të ruhet shëndeti i fëmijëve dhe nxënësve. Vetëm bashkë mund t’ia dalim”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz