back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaJetëFunÇifti i Youtube paguan $80,000 për të zbuluar gjininë e bebes në...

Çifti i Youtube paguan $80,000 për të zbuluar gjininë e bebes në fasadën e ndriçuar të Burj Khalifa FOTO/VIDEO

Të ngjajshme

Rreth 9,000 sulme izraelite ndaj Iranit dhe Hezbollahut deri më tani, thotë IDF

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë një përditësim...

Arsenali nis negociatat për vazhdimin e kontratave për dy yjet e skuadrës

Arsenali ka nisur negociatat për rinovimin e kontratave me...

Barcelona interesohet për Luka Vuskovic, çmimi rreth 40 milionë euro

Luka Vušković, mbrojtësi 19-vjeçar i Hamburger SV, i huazuar...

Një çift i ri e ka ngritur në një tjetër nivel zbulimin e gjinisë së bebes në pritje, teksa përdorën për këtë fasadën e ndriçuar të ndërtesës më të lartë në botë.

Blogger-ët e Youtube, Anas e Asala Marwah publikuan gjininë e fëmijës së tyre të dytë duke shkruar me drita blu ‘It’s a boy!’ (Është djalë) në gjatësinë e Burj Khalifa në Dubai.

Normalisht prenotimi i ndërtesës si reklamë do të kishte kushtuar rreth 80 000 dollarë por nuk dihet nëse ishte një event i sponsorizuar, raportonte agjencia Arab News.

Çifti Marwah postoi pamjet në kanalin e tyre në YouTube ku shiheshin duke pritur me emocion ndriçimin e kullës 828-metra të lartë.

Zonja Marwah, e cila kishte planifikuar prej një muaji surprizën me të shoqin, tha: “Ne dëshironim të bënim diçka unike që të mbahej mend”.

Burj Khalifa gjithashtu postoi videon në llogarinë e tyre duke ofruar urime për çiftin: “Një lajm i madh nuk mund të bëhet më i madh se kaq, ky është zbulimi i gjinisë më i madh në botë, urime @AnasMarwah e @AsalaMaleh.’

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz