BallinaLajmeVeseli: Nëse VV’ja i bën 40 vota, PDK nuk ia fal sekondën...

Veseli: Nëse VV’ja i bën 40 vota, PDK nuk ia fal sekondën kësaj qeverie

Të ngjajshme

Rama: Integrimi i Shqipërisë në BE i pandalshëm, së shpejti do të vijë lajmi i ri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se procesi...

Në gjendje të dehur dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas, i dyshuari përfundon në mbajtje

Një burrë është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se...

Zyrtare: Chelsea emëron Xabi Alonson

Xabi Alonso nuk ka mbetur gjatë papunë. Spanjolli, ka vendosur...

Conor McGregor rikthehet në UFC pas pesë vitesh, do të përballet me Max Holloway

Superylli i MMA-së, Conor McGregor, do të rikthehet në...

Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot

Sot përmbyllet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është serioze me iniciativën e saj për rrëzimin e qeverisë së Avdullah Hotit.

Veseli ka vlerësuar se kolegët opozitarë nga VV’ja po bëjnë, siç ka thënë ai, luftë manipuluese politike.

“Ne jemi opozitë. Nuk e di pse po na lodhin, në momentin kur nuk janë seriozë. Luftë manipuluese politike, në të cilën PDK nuk hyn. Të kemi qëndrim me interesa nacionale”, ka thënë ai në Kanal10.

Megjithatë, Veseli është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me partinë e Albin Kurtit për ta rrëzuar Qeverinë Hoti.

“Nëse VV i bën 40 vota, PDK nuk ia fal sekondën kësaj qeverie”, ka thënë ai.

“Por, ne nuk bëhemi vagon i VV’së. Qasja e tyre nuk është për bashkëpunim, por për të të mundur”, është shprehur kreu i PDK’së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz