BallinaLajmeMësimi në shkollat ​​serbe në Kosovë fillon më 1 shtator

Mësimi në shkollat ​​serbe në Kosovë fillon më 1 shtator

Të ngjajshme

Forcat izraelite thonë se kanë interceptuar 92% të raketave balistike të Iranit

Forcat izraelite thonë se kanë interceptuar shumicën e mbi...

Parandalohet futja e substancave narkotike brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth...

Aksident në rrugën Skënderaj-Klinë, gjashtë të lënduar dërgohen për trajtim mjekësor

Një aksident në fshatin Rakincë në rrugën Skënderaj –...

Aksident i rëndë në Skenderaj, 6 persona bëhen për spital

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë...

Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministri i...

Shefja e Administrimit të Shkollave të Ministrisë së Arsimit të Serbisë për Kosovën Jasmina Dediq, ka thënë se viti i ri shkollor në zonat e banuara me serbë në Kosovë do të fillojë më 1 shtator dhe se gjithçka është gati për fillimin e misimit.

“Gjithçka do të varet akoma nga situata epidemiologjike në terren jo vetëm në Kosovë por edhe në vetë shkollat. Në çdo rast, mësimi online me siguri do të fillojë më 1 shtator, ne do të shohim nëse klasat do të kombinohen dhe si do të shkojë”, tha ajo për portalin Kosovo Online, transmeton Klan Kosova.

Ajo shtoi se drejtorët e shkollave morën udhëzime nga Ministri i Arsimit të Serbisë, Mladen Sharçeviq, që ata të mund të tregojnë autonomi në organizimin e mësimdhënies në shkollat ​​e tyre, dhe se do të veprojnë në përputhje me rrethanat.

“Në shkolla, kryesisht gjithçka është gati për fillimin e orëve të mësimit, në disa enklava, në jug të lumit Ibër, shpërndarja e dezinfektuesve është në proces, dhe kjo do të zgjidhet gjatë fundjavës”, theksoi Dediq, transmeton Klan Kosova.

Mësimi në shkollat serbe në vendin tonë pritet të nis më 1 shtator, pavarësisht vendimit të djeshëm të autoriteteve kosovare që për shkak të gjendjes me pandeminë e COVID-19 fillimi i vitit të ri shkollor 2020-2021 të shtyhet  për 14 shtator.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz