back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeNgjarje si në filma në Prishtinë: Disa persona tentojnë të grabitin bankomatin...

Ngjarje si në filma në Prishtinë: Disa persona tentojnë të grabitin bankomatin me mjet shpërthyer, ikin nga policia

Të ngjajshme

Anthony Martial përfundon në Meksikë

Dikur u transferua me shumë bujë te Manchester United,...

Latte i vlefshëm sa një Bitcoin: Si ta blesh këtë pije përmes satoshive

Bitcoini nuk ka pse të jetë “gjithçka ose asgjë”....

Simon Jordan paralajmëron Chelsean për ndëshkim pas 74 akuzave

Chelsea është përballur me 74 akuza nga Federata e...

Gjatë ditës së sotme disa persona kanë tentuar të grabitin një bankomat në Veternik të Prishtinës, duke përdorur edhe mjete shpërthyese. Të njëjtit, kanë ikur nga policia.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Metro nga zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti u lajmërua rreth orës 05:30.

“Sot rreth orës 05:30, është aktivizuar një alarm i një banke në një qendër tregtare në lagjen Veternik në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore.”, tha Ahmeti.

Tutje ajo ka shtuar për vjedhje është përdorur edhe mjeti shpërthyer, ndërsa policia po punon për t’i identifikuar dhe arrestuar personat që dyshohet se kanë tentuar të kryejnë këtë krim.

“Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se një rast vjedhje ka mbetur në tentativë, e njëjta është tentuar të realizohet duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes. Derisa ekzaminimi po vashdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë ajo.

Vlen të theksohet se bankat në Veternik janë shpeshherë cak i hajdutëve, ku shumë herë janë tentuar të vidhen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz