back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeViti i ri shkollor në Kosovë; Faza I nis me 1 shtator...

Viti i ri shkollor në Kosovë; Faza I nis me 1 shtator për parashkollorët dhe klasat I, II, III, VI, IX

Të ngjajshme

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

2 vetura të Policisë së Kosovës ndeshen mes vete, 5 policë bëhen për spital

Rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Agim Ramadani”...

I ra të fikët, transmetohet klipi i Albës gjatë trajtimit në spital

Është publikuar kripi që pasqyron gjendjen shëndetësore të Albës...

Osmani nga Bahamet: Njohja e Kosovës moment historik, nënshkruhen marrëveshje diplomatike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë një adresim...

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka thënë sot pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryetarët e komunave se viti i ri shkollor të filloj më 1 shtator për parashkollorët, për klasën një, dy dhe tre, pastaj për klasën e gjashtë dhe nëntë, për fazën e parë.

Ai tha se në fazën e dytë, të filloj më 7 shtator për klasën e katërt dhe pestë, kurse në fazën e tretë më 10 shtator të filloj mësimi për klasën shtatë, tetë, nëntë, njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë, natyrisht sipas skenarëve të paraqitur dhe niveli të rrezikshmërisë.

“Në bazë të masave mbrojtëse që e kemi hartuar së bashku më IKSHP-në, nivelet e komunave e vendosin se cilin skenar e përdorin. Ka komuna që i kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura”, tha ai, raporton Telegrafi.

Likaj më tej tha se për klasat shtatë, tetë, nëntë, njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë mund të jetë mësim i kombinuar, pra dy ditë në shkollë dhe tre ditë në shtëpi.

“Ne kemi bërë përgatitjet edhe për mësimin në distancë. Të gjitha shkollat nuk kanë kapacitet infrastrukturor sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe për këtë arsye janë ndarë 10 milionë euro për këto komuna për të reaguar konform situatës”, tha ndër të tjera ministri Likaj. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz