back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeVdesin dy pacientë nga koronavirusi në Spitalin e Vushtrrisë

Vdesin dy pacientë nga koronavirusi në Spitalin e Vushtrrisë

Të ngjajshme

Vendim nga Supremja: ZRRE fiton ndaj KOSTT, gjoba afro 440 mijë euro mbetet

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar si...

Arben Vitia e pranon që u intervistua nga Prokuroria Speciale

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pranuar...

Hoti: 4 herë në 4 vite u shtrenjtua energjia elektrike, dhe tallja me qytetarët vazhdon

Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar çështjen e...

Faik Shatri: Hera e parë që një kryeministër viziton Odën e Mjekëve

Kryetari i Këshillit Drejtues në OIK, Faik Shatri, vlerësoi...

Një 65-vjeçare dhe një 74-vjeçar kanë ndërruar jetë mbrëmë në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”.

Mbrëmjen e 23 gushtit në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, kanë ndërruar jetë dy pacientë të cilët ishin të prekur me koronavirus.

Bëhet fjalë për një grua 65-vjeçare (1955) dhe një burrë i moshës 74-vjeç (1946).

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Bujar Pllana, koordinator i Spitalit të Vushtrrisë “Sheikh Zayed”.

“Është një grua e lindur në vitin 1955. Dhe një tjetër është i vitit 1946. Mirëpo këta kanë vdekur mbrëmë, jo sot”, ka treguar Pllana për lajmi.net.

Ai theksoi se që të dy nuk i kanë pasur as një javë të plotë që nga koha kur janë shtruar në spital.

Theksojmë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se vetëm gjatë së shtunës kanë vdekur 10 persona të prekur me koronavirus duke e çuar në 467 numrin e përgjithshëm të viktimave nga COVID-19 në vendin tonë. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz