back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaSportDel videoja horror nga avioni, ulërimat e kundërshtarit të Putinit pas helmimit

Del videoja horror nga avioni, ulërimat e kundërshtarit të Putinit pas helmimit

Të ngjajshme

Dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimi mes Barduanit dhe ambasadores greke

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot në...

OBSH: Pandemia e radhës mund të shpërthejë në çdo moment

“Pandemia e ardhshme mund të shpërthejë kudo dhe në...

Kush v*au Charlie Kirk? FBI ofron shpërblim të madh për informacion

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka shpallur një shpërblim...

Shukri Buja kritikon qeverisjen lokale për ndryshimin e projektit të rrugëve në Lipjan

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka akuzuar...

CNN ka publikuar momente të frikshme nga brenda avionit ku ishte duke udhëtuar lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, i cili dyshohet se u helmua përmes një lënde të paidentifikuar në çaj.

Në video dëgjohet momenti kur Navalny ndjehet keq dhe kërkon ndihmë, ndërsa nuk i kursen edhe ulërimat.

Ngjarja ka shqetësuar të gjithë udhëtarët e tjerë. Pas problemeve të Navalnyt, piloti i avionit të nisur për në Moskë u ul në Omsk duke njoftuar mjekët.

Po ashtu, në video duket momenti kur trupi i tij nxirret nga avioni dhe transportohet në autoambulancë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Së fundmi, ai ka mbërritur në Berlin për mjekim më të specializuar pasi u mbajt disa ditë në Omsk.

BBC raportoi se avioni që transportonte Alexei Navalny-n u ul pak më parë në Berlin.

Navalny u ndje keq mënjeherë pasi piu një çaj në aeroportin e Tomskut në Siberi teksa ishte duke i nisur për në Moskë. /abcnews.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz