Ka ndërruar jetë profesori i njohur nga Drenasi, Nexhmedin Haxhiu.
Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij në një postim në Facebook.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se mbrëmë, me datë 15.08.2020 në ora 23:00 pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë babai, bashkëshorti, vëllau, gjyshi ynë i dashur Nexhmedin Haxhiu’, thuhet në njoftimin e familjes.
Familja e të ndjerit njofton se varrimi dhe e pamja do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar, për shkak të pandemisë në të cilën ndodhet edhe vendi ynë./Drenicapress