BallinaLajmeGani Geci me veshje ushtarake proteston bashkë me banorët

Gani Geci me veshje ushtarake proteston bashkë me banorët

Të ngjajshme

BE-ja mirëpret propozimin e Zelenskyt, për armëpushim

Zëdhënësja për politikë të jashtme dhe siguri në BE,...

IQMT-ja vijon aksionin për verifikimin e njehësorëve elektrikë, pas ankesave të konsumatorëve

Gjatë ditës së sotme, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së...

Dardan Beqiri zgjedhet kryetar i Bordit të RTK-së

Dardan Beqiri, është zgjedhur kryetari i Bordit të Radio...

Banorët e Karaçevës kanë dalë për të protestuar pas zhvillimeve të fundit në këtë fshat të Kamenicës.

Me flamuj të Kosovës e Amerikës në duar ata po kërkojnë mbrojtje, pasi disa ditë më parë xhandarmëria serbe u fut brenda territorit të Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Në përkrahje të kësaj proteste ka dalë edhe ish deputeti, Gani Geci, i cili iu është bashkuar banorëve të Kraçevës në këtë protestë.

Geci ka thënë se banorët e Karaçevës nuk duhet të bien pre e provokimeve serbe, por në anën tjetër ka potencuar se duhet mbrojtur territori i vendit pasi këtë e garanton edhe Kushtetuta jonë.

“Qytetarët nuk duhet të bien pre e provokimeve duke ditur se kohët e fundit Serbia ka blerë armatim nga Kina e Rusia. Ne duhet ta mbrojmë territorin tonë sepse Kushtetuta na lejon dhe të gjithë deputetët e institucionet e vendit duhet i mbrojmë me të gjitha mjetet”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz