BallinaLajmeE rëndë: Mbytet 10 vjeçari kosovar në pishinën e një hoteli në...

E rëndë: Mbytet 10 vjeçari kosovar në pishinën e një hoteli në Durrës

Të ngjajshme

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli,...

Licencohen 10 klube kosovare për garat evropiane, derisa dy nga Superliga jo

Federeta e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se...

BE-ja mirëpret propozimin e Zelenskyt, për armëpushim

Zëdhënësja për politikë të jashtme dhe siguri në BE,...

Një 10 vjeçar nga Kosova, me iniciale E.T, është mbytur në pishinën e një hoteli në afërsi të plazhit të Durrësit.

Policia Shqiptare ka njoftuar për ngjarjen, duke thënë se 10 vjeçari ishte duke u larë dhe më pas ishte mbytur.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në pishinën e një hoteli në lagjen nr.13.

“Më datë 12.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar E.T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë”, thonë Policia.

Ndërkohë, Policia Shqiptare ka theksuar se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes.

Ndryshe, në këtë sezonë është raportuar disa herë për mbytjen e turistëve kosovarë në plazhet e Shqipërisë. Kjo është viktima e parë që humbi jetën në një pishinë hoteli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz