back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaRegjionaleInfermierja në Vushtrri e infektuar me COVID-19, shëtit në qytet

Infermierja në Vushtrri e infektuar me COVID-19, shëtit në qytet

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Një infermiere nga Vushtrria që ka rezultuar pozitive me COVID-19 nuk është vetizoluar në shtëpi. Duke rrezikuar edhe qytetarët e tjerë, infermierja nga Vushtrria ka dalë jashtë shtëpisë ku është takuar nga njësiti policor.

Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Vushtrri, Rrahim Ajeti.Ai ka bërë të ditur se mbrëmë nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit kur edhe qarkullimi në komunën e Vushtrrisë është i ndaluar për shkak të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, e vetmja gjobë është shqiptuar për infermieren e Vushtrrisë.

“ Shumica e qytetarëve dhe lokaleve kanë respektuar masat e marra për kufizim të lëvizjes, Drejtoria e Inspeksionit ka shqiptuar mbrëmë gjobë të vetme dhe atë për infermieren në Vushtrri e cila është takuar nga policia në qytet, e njëjta ishte e infektuar me COVID-19”, ka thënë Ajeti. Në lidhje me këtë rast, detaje ka dhënë Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ku ka bërë të ditur se infermierja është takuar rreth orës 19:40, në rrugën “Ismail Qemajli”, në Vushtrri.

Sipas policisë, njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur të dyshuarën e infektuar me COVID-19.Në konsultim me prokurorinë ndaj të dyshuarës është iniciuar procedurë penale dhe e njëjta do të intervistohet kur të kalojë periudha kohore e përcaktuar nga IKSHPK.

Drejtori i Inspeksionit në Vushtrri, Rrahim Ajeti ka bërë të ditur se edhe lokalet edhe qytetarët e tjerë kanë respektuar masat e ndërmarra, por inspektimet nga kjo drejtori do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz