back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeI riu nga Malisheva që vdiq në akisident, sot pritej të niste...

I riu nga Malisheva që vdiq në akisident, sot pritej të niste punën si këshilltar i ministrit

Të ngjajshme

Dyshimet për varr masiv, sot inspektohet lokacioni pranë Novi Pazarit

Në fshatin Kozhle, pranë Novi Pazarit, sot do të...

Javën tjetër nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 16 shtatorin 2025...

Gjykata i lejon përkohësisht Trump të pezullojë miliarda në ndihma të huaja

Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts, lejoi të...

Javën tjetër nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 16 shtatorin 2025...

Gjykata i lejon përkohësisht Trump të pezullojë miliarda në ndihma të huaja

Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts, lejoi të...

Mbërmë në një aksident të rëndë trafiku ka vdekur Albert Krasniqi, i cili sot kishte edhe ditën e parë të punës si këshilltar i Minsitrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, shkruan Gazeta Metro.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka treguar se Alberti sot pritej të niste punën në Ministri si këshilltar politik i tij.

“Albert sot kam pritur të të uroj mirëseardhje në detyrën e re si këshilltar i imi në MTI, por në asnjë mënyrë s’kam menduar që pikërisht të ju them lamtumirë. Veprat tua, sjellja jote ishin shembulli më i mirë i një të riu, me një perspektivë për të ardhmen. Do të na mungosh shumë Albert, kujtimi për ty kurrë nuk do të harrohet. Lamtumirë shoku ynë, Lutemi që të pushoni i qetë në parajsë”, ka shkruar Ministrit Krasniqi.

Ky aksident ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Trepezë të Malishevës, me ç’rast i kushtoi me jetë Krasniqit.

Për vdekjen e Albert Krasniqit ka shkruar edhe edhe zëdhënësi i kësaj partie Leotrim Berisha.

“Në vend të urimit, sot po lutemi për shpirtin e Albertit! Vdekja tragjike e tij na ka prekur të gjithëve. Alberti dje pas takimit me kryetarin Limaj rreth orës 17:00, hyri në zyre dhe na ftoi për kafe të gjithëve që ishim aty. Sot në vend që ai të fillonte një rrugëtim të ri, iku nga kjo botë. Do të të kujtomë përherë! Ngushëlime familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Albertin”, ka shkruar ai./gazetametro.net

FOTO nga vendi i ngjarjes, ku vdiq i riu nga Malisheva.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz