BallinaShqiptareLAJM I FUNDIT/ Edhe 87 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

LAJM I FUNDIT/ Edhe 87 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Të ngjajshme

Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit në zgjedhje

Fahrije Hoti do t’i bashkohet politikës, duke kandiduar për...

​Rrahje mes disa personave në Prishtinë, tre të arrestuar

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur të dielën...

Trump i çon mesazh Iranit me letra ‘Uno’: Të gjitha kartat i kam unë

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të Donald...

Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka regjistruar 87 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të prekurve me këtë virus është rritur në 3.239, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar pesë pacientë ndërsa një ka ndërruar jetë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 1.658, i të vdekurve në 157, ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend arrin në 1.424.

Gjatë ditës së fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 987 teste për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer 38.014 teste.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për media javën e kaluar u shpreh se vendi po përballet me valën e dytë të pandemisë.

Zyrtarët e vendit më parë njoftuan se kulmi i rasteve me COVID-19 do të arrinte shifrën midis 2.000 dhe 2.500.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz