Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka regjistruar 127 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të prekurve me këtë virus është rritur në 3.152, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar shtatë pacientë ndërsa tre kanë vdekur.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 1.653, i të vdekurve në 156, ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend arrin në 1.343.
Gjatë ditës së fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 702 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer 37.027 teste.
Në disa rajone të vendit, përfshirë Shkupin, duke filluar nga enjtja në ora 21:00 u zbatua orë policore, e cila përfundoi mëngjesin e sotëm në ora 05:00.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për media javën e kaluar u shpreh se vendi po përballet me valën e dytë të pandemisë.
Zyrtarët e vendit më parë njoftuan se kulmi i rasteve me COVID-19, do të arrinte shifrën midis 2.000 dhe 2.500.