BallinaLajmeU shkarkua nga posta, vjen reagimi i Izmakut- Vendimi është krejtësisht politik

U shkarkua nga posta, vjen reagimi i Izmakut- Vendimi është krejtësisht politik

Të ngjajshme

Koosva dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës,...

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Në vazhdën e shkarkimeve nga institucionet dhe ndërmarrjet publike, sot e ka pësuar një zyrtare e lartë në Postën e Kosovës.

Menaxhmenti i ri i Postës së Kosovës ka shkarkuar Xhyljetë Izmaku-Rama nga pozita e drejtoreshës së Departamentit për Burime Njerëzore, Administratë dhe Protokoll.

Këtë e ka konfirmuar vet Izmaku, e cila këtë vendim e quan kryekëput politik.

“Absolutisht është vendim politik. Nuk ka asnjë arsyetim ligjor. Bashkëshorti im Rafet Rama dhe motra ime Xhevahire Izmaku janë ish-deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe pikërisht ky vendim është politik, vlerësimi i peformancës sime është mbi 90 %”, thotë ajo për Indeksonline.

E njëjta madje thotë se posti dhe detyra që ka bërë s’ka qenë nepotizëm. “Vendimi më ka ardhë sot, unë isha në orar të rregullt të punës në orën 10:00.

Dhe s’ka të bëj aspak me nepotizëm. Do të ushtrojë edhe padi për mediumin që ka bërë shpifje pa marrë deklaratën time kanë dhënë lajm me shpifje”, përfundon Izmaku-Rama.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz