back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeSerbët do ta paguajnë energjinë e shpenzuar nga paslufta

Serbët do ta paguajnë energjinë e shpenzuar nga paslufta

Të ngjajshme

Klodi e përmendi në shtëpi, Sasa ka dy fjalë për të

Banori i “BBVK” Klodi është përmalluar nga disa ish-banorët. Ai...

Javën e kaluar në rajonin e Prishtinës u shqiptuan mbi 5 mijë gjoba

Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se javën...

“Big” Shaqiri në formacionin e javës në Zvicër, bashkë me të edhe Saipi

“Sofascore” ka zbuluar 11-shen më të mirë të javës...

KQZ: Janë rinumëruar mbi 67% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se janë rinumëruar...

Shfrytëzuan rrjetin energjetik të Kosovës duke inkasuar miliona euro. Por ndërhyrjeve të Serbisë në sistemin e transmisionit të Kosovës duket se do tu vij fundi.

Krejt kjo pasi që një muaj më parë Kosova u pranua në sistemin ndërkombëtar e transmisionit të energjisë.

Por, pavarësisht kësaj në fund të muajit prill qeveria e Kosovës ndau 10 milionë euro për mbulimin e shpenzimeve të energjisë elektrike të qytetarëve serbë të veriut.

Sipas kryeshefit të KOSTT-it kjo gjë u bë për një arsye.

Megjithatë ndarja e këtyre mjeteve nuk do ti shpëtoj serbët e veriut pa e paguar energjinë e shpenzuar ndër vite thotë kryeshefi i KOSTT-it, Ilir Shala.

Shala po ashtu ka folur edhe për përfitimet nga Linja e interkoneksionit prej 400 kilovatësh në mes të Shqipërisë dhe Kosovës e cila është inauguruar në qershor të vitit 2016 dhe ka shtrirje prej 241.1 kilometrash.

Kosova, më 21 prill arriti marrëveshje me Rrjetin Evropian të Transmetuesve të Energjisë, gjë që nënkupton se është pavarësuar nga Serbia në aspektin e energjisë elektrike.

Të Fundit

Sport

ShowBiz