BallinaLajmeZeka: Gjykata Kushtetuese me ose pa vetëdije po iu bënë terror dhe...

Zeka: Gjykata Kushtetuese me ose pa vetëdije po iu bënë terror dhe presion psikologjik qytetarëve

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Opinionisti Milaim Zeka ka thënë se Gjykata Kushtetuese gjithashtu është duke bërë presion psikologjik ndaj qytetarëve të vendit dhe të gjithë deputetëve të Kuvendit ndërsa vonon vendimin për dekretin e presidentit Hashim Thaçi.

”Në bazë të deklaratave, pjesa dërmuese e politikanëve të Kosovës, janë duke i bërë presion Gjykatës Kushtetuese por Gjykata Kushtetuese me ose pa vetëdije është duke i bërë terror dhe presion psikologjik qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe 85 deputetëve të Kuvendit”.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka u shpreh në Info Magazine se pavarësisht presioneve nga pjesa dërmuese e politikanëve, nëse Gjykata Kushtetuese vonon vendimin, situata do dalë jasht kontrollit, njofton Klan Kosova.

”Nëse kjo gjykatë e vonon çdo ditë e çdo orë marrjen e një vendimi për dekretin e presidentit  gjendja do të shkojë drejt acarimit”.

”Nuk ka deklaratë të zyrtarëve të lartë që nga Kryeministri Albin Kurti e deri tek Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, Albulena Haxhiu e Ministrisë së Drejtësisë e të gjithë me rend, që nuk i kanë bërë presion direkt dhe indirect Gjykatës Kushtetuese”.

”Dhënia e afatit është bërë për shkak të presionit që i është bërë Gjykatës Kushtetuese”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz