back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeKurti i dërgon kërkesë për opinion Komisionit të Venedikut në lidhje me...

Kurti i dërgon kërkesë për opinion Komisionit të Venedikut në lidhje me kompetencat e Presidentit për propozimin e mandatarit

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Dje, me datën 1 Maj 2020, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka dërguar kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut në lidhje me kompetencat e Presidentit të Kosovës në shpërndarjen e Kuvendit dhe në kompetencat e tij për propozimin e mandatarit për Kryeministër të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mos-besimit.

Në linjë me situatën e krijuar në Kosovë, një opinion nga Komisioni i Venedikut do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe të së drejtës kushtetuese. Gjithashtu, një vlerësim nga Komisioni do të kishte vlerë substanciale jo vetëm për Kosovën, por gjithashtu në mënyrë më të përgjithshme edhe për praktikën kushtetuese në të gjitha shtetet anëtare në Komision.

Duhet theksuar që është hera e parë që Kosova dërgon kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut, në lidhje me raportin e institucioneve kushtetuese dhe kompetencat e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz