BallinaBotëTrump porosit agjencitë inteligjente të hetojnë Kinën dhe OBSH-në mbi koronavirusin

Trump porosit agjencitë inteligjente të hetojnë Kinën dhe OBSH-në mbi koronavirusin

Të ngjajshme

Kjo ishte çmenduri – Salah vjen me gol të bukur ndaj Galatasaray

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e katërt ndaj...

“Të frikësosh është e mirë”: Udhëtimi nën tokë në filmimin e Underland

Pak larg B3134 në Somerset, një hapësirë e fshehtë...

Liverpooli kalon në epërsi ndaj Galatasarayt

Liverpooli ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Galatasarayt...

Natën e mirë Galata! Liverpooli shënon të tretin

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e tretë ndaj...

Donald Trump tha të mërkurën se SHBA-të do të ndërmarrin veprime të forta kundër Kinës pasi ai urdhëroi të inicohen hetime në Pekin.

“Ne po vijmë drejt një rekomandimi shumë të veçantë. Por, nuk jemi të kënaqur me të”, tha Trump për pasojat e mundshme ekonomike kundër Kinës, shkruajnë mediet e huaja.

Presidenti tha se Organizata Botërore e Shëndetit po vepronte ashtu siç i konvenonte Kinës. Ai tha se ai do të lëshonte një ‘rekomandim’ se si duhej përballë me OBSH-në dhe Kinën.

Ai tashmë kërkoi në fillim të kësaj jave që Pekini të paguante dëmshpërblime për dëmet e shkaktuara nga koronavirusi në SHBA.

“Jam duke mbledhur informacione”, tha Trump në lidhje me hetimet nga NSA CIA dhe Agjencia e Inteligjencës së mbrojtjes. “Nuk jam i lumtur nga ajo çfarë po shoh”, shtoi i pari i SHBA-ve.

Agjencitë e inteligjencës morën direktiva nga Shtëpia e Bardhë javën e kaluar që të kërkojnë informacione për ditët e para të shpërthimit të koronavirusit, duke përfshirë përgjimet e mjeteve të komunikimit, raportimin e burimive njerëzore dhe rishikimet e imazheve satelitore nga Kina dhe OBSH, bënë të ditur zyrtarë të inteligjencës për NBC News. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz