back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeAlbulena Haxhiu akuza në drejtim të Thaçit: Po e fsheh edhe letrën...

Albulena Haxhiu akuza në drejtim të Thaçit: Po e fsheh edhe letrën e dytë që i dërgoi Mustafës

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Ministrja në Detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar edhe njëherë nga presidenti i vendit dhe LDK’ja që të publikojnë letrat për mandatarin.

Haxhiu ka deklaruar se Thaçi është duke vepruar në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.“Sot, janë bërë shtatë ditë nga kur presidenti Thaçi jashtë autorizimeve kushtetuese dhe në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, mblodhi partitë politike dhe paralajmëroi veprime antikushtetuese për krijimin e një Qeveri të re.

Që nga ajo ditë, Thaçi i ka dërguar dy letra kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, me aludimin për të kërkuar propozimin e mandatarit për kryeministër. Por, qytetarët e vendit, mediat dhe publiku i gjerë nuk i ka parë këto letra”, ka shkruar ajo, teksa ka deklaruar se po bëhet shkelje e shumëfishtë.

“Të bindur edhe vetë se janë duke bërë shkelje të shumëfishtë të Kushtetutës po përpiqen të mos lënë gjurmë dhe të zhdukin ato, duke fshehur letrat dhe bazën kushtetuese që nuk e kanë. As sot e asaj dite, as Presidenti dhe as LDK nuk i kanë publikuar këto letra, përmbajtjen e tyre dhe se në cilin nen apo paragraf të Kushtetutës është bazuar Presidenti për një veprim të tillë. Nëse Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti mendojnë se kanë bazë kushtetuese për veprimet e tyre, atëherë pse nuk po i bëjnë publike letrat dhe pse po i ikin transparencës?!Të vetëdijshëm se ajo çfarë po bëjnë nuk parashihet me Kushtetutë, rrjedhimisht ndalohet, presidenti është përfshirë në një proces tërësisht të paligjshëm e klandestinë, përveçse edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz