back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeAmbasadori gjerman Heldt, ia kthen përgjigjen Pacollit: Nuk mund të ofroj këshillë...

Ambasadori gjerman Heldt, ia kthen përgjigjen Pacollit: Nuk mund të ofroj këshillë praktike

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Deputeti Behgjet Pacolli në shumë postimet që bëri sot në rrjetet sociale për çështjen e udhëtimit të tij nga Zvicra për në Kosovë kërkoi edhe mendimin e ambasadorëve.

Ishte ministri gjerman që iu përgjigj, por që tha se nuk mund t’i ofrojë një këshillë praktike për të, njofton Klan Kosova.

“Kam frikën se nuk mund të ofroj këshillë praktike për këtë çështje. Nuk jam larguar nga Kosova që nga izolimi më 13 mars, e këtë nuk e ka bërë askush nga stafi im diplomatik. Puna dhe shtëpia jonë është këtu. Edhe ata pak që ishin ngujuar në pushime në Gjermani, nuk kanë mundur të kthehen deri tash”, shkroi në Twitter Christian Heldt.

Pas kësaj, Pacolli tha se do ta mirëpriste një qasje më parimore.

“Një qasje më parimore në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjit do të mirëpritet. Heshtja juaj për shkeljen e vazhdueshme që Kurti bëri ndaj Kushtetutës nuk ishte e dobishme për vendin dhe demokracinë e saj. Ne i shohim rezultatet. Karantina nuk është me ligj dhe as me Kushtetutë”.

Pacolli pak më parë ka ateruar në Tiranë në aeroplanin e tij privat dhe pritet të arrijë në Prishtinë me veturë, por ende nuk dihet nëse do të futet në karantinë si ata që erdhën nga jashtë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz