back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaBotëKorea Jugore, shteti që po e mposht koronavirusin? Ky është numri i...

Korea Jugore, shteti që po e mposht koronavirusin? Ky është numri i ulët i të prekurve që raportoi sot

Të ngjajshme

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

AUV heq nga tregu edhe dy produkte Aptamil për foshnja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se është...

Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në Ibër-Lepenc

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha,...

Koreja e Jugut sot raportoi vetëm tetë raste të reja me koronavirus, pasi rritja ditore e vendit ra në një-shifrore për herë të parë në dy muaj.

Kombi i Azisë Lindore ka konfirmuar tani 10.661 raste të diagnostikuara me virus, i cili ka vrarë 234 njerëz në Korenë e Jugut, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq, 8.042 pacientë të tjerë janë rikuperuar dhe janë liruar nga karantina, tha Qendra e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ndërsa 12.243 të tjerë ishin duke iu nënshtruar testimeve për Covid-19.

“Ne nuk duhet ta humbim fokusin derisa të shërohet pacienti i fundit i konfirmuar,” tha presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Rastet në Korenë e Jugut kanë rënë javët e fundit, pasi vendi regjistroi qindra raste të reja çdo ditë në periudhën shkurt-mars.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani është 11.073, me 174 vdekje të konfirmuara. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz