back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaRegjionaleDrenasLajmi i Fundit: Një i infektuar nga Drenasi me Covid 19

Lajmi i Fundit: Një i infektuar nga Drenasi me Covid 19

Të ngjajshme

Nën kërcënimin e thikës grabiten para nga një këmbimore në Pejë

Një grabitje raportohet të ketë ndodhur dje në Pejë. Dy...

Rrënqethëse: Londrimi e Klodi i bëjnë dhuratë figura që i kujtojnë Elijonës nënën dhe motrën

Elijona festoi ditëlindjen në një ambient magjik brenda shtëpisë...

Përfshihet nga zjarri një lokal tek “Rruga B” në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Ndahet nga jeta Asllan Osmani nga Buroja e Skenderajt ( FOTO)

Është ndarë nga jeta Asllan Bajram Osmani nga fshati...

Gjatë ditës së sotme një person ka dalë pozitiv me Covid 19 nga Komuna e Drenasit më saktësisht nga fshati Zabel i Ulët, shkruan Drenica Press.

Sipas IPSHK-së në një njoftim thuhet se gjatë ditës së sotme janë 30 raste të reja me koronavirus janë shënuar këtë të shtune, ndërsa janë shëruar nëntë të tjerë, përcjell Drenica Press.

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëmbëdhjetë (11) raste nga komuna e Suharekë (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Krushicë e poshtme, tre (3) raste Suharekë, dy (2) raste Reshtan dhe një (1) rast Bukosh), nëntë (9) raste me vendbanim në Pjetërshticë-Shtime, dy (2) raste me vendbanim në Fushë Kosovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Zabel i ulët-Drenas, Bokshiq-Klinë, Viti dhe Topanicë-Kamenicë.

Sot më 18 prill 2020, janë shëruar edhe nëntë (9) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej nëntëdhjetë e tre (93).

Nga data 08 shkurt deri më 18 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 4.366 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej pesëqind e dhjetë (510) me dymbëdhjetë (12) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Të Fundit

Sport

ShowBiz