back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmePersonat e mbyllur në karantinë në Qendren Studentore hyjnë në grevë urie...

Personat e mbyllur në karantinë në Qendren Studentore hyjnë në grevë urie për këtë arsye

Të ngjajshme

Bisedimet për armëpushim në Ukrainë vazhdojnë, SHBA-të thonë se është arritur përparim

Bisedimet midis Ukrainës dhe SHBA-së që synojnë arritjen e...

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Politologu Avdi Smajlaj ka komentuar vizitën e presidentes së...

Hamza: Nga Prizreni e nisim fushatën – koha për veprim ka ardhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Personat të cilën vijnë nga shtetet e ndryshme perëndimore për në Kosovë, vendosen në karantinën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, si masë për parandalimin e Covid-19.

Më 27 mars, V.S ishte kthyer nga Zvicra, dhe menjëherë është vendosur në karantinë, por sot policia i thanë që do t’iu shtohen edhe 14 ditë tjera, dhe nuk dhanë ndonjë sqarim.
Në lidhje me këtë, nga dita e sotme të gjithë të karantinuarit në Konviktin numër 7, ku ndodhet edhe V.S, janë në grevë urie.

I njëjti në një bisedë për Indeksonline tha se nesër bëhen dy javë që nga ardhja e tij, dhe pa ndonjë sqarim morën lajmin qe do t’iu shtohen edhe 14 ditë të gjithëve aty.
“Sot ka qenë policia dhe na thanë që sot është dita zero, dhe kështu iu shtohen edhe 14 ditë tjera”, tha ai.

Më tutje ai tregoi se ishin mjaft të diciplinuar dhe nuk kanë bërë ndonjë problem, por sjellja e policisë ishte mjaft arrogante.

“Sjellja e policisë ishte tepër arrogante dhe nuk dhanë asnjë arsye në lidhje më këtë gjë, përkundër faktit që insistuam”, u shpreh V.S.

Ai tregoi se ka pesë javë që nuk e ka takuar familjen e tij, dhe mbajtja aty edhe për 14 ditë të tjera është e paarsyeshme./Indeksonline/di

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz