BallinaLajmeHamza: VV’ja duhet ta pyesë veten se pse të gjithë votuan për...

Hamza: VV’ja duhet ta pyesë veten se pse të gjithë votuan për rrëzimin e saj

Të ngjajshme

Aksident në rrugën Skënderaj-Klinë, gjashtë të lënduar dërgohen për trajtim mjekësor

Një aksident në fshatin Rakincë në rrugën Skënderaj –...

Aksident i rëndë në Skenderaj, 6 persona bëhen për spital

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë...

Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministri i...

Dy gjigantët anglezë kontaktojnë me agjentin e lojtarit 50-milionësh të Realit

Real Madridi është përballur shpesh me interesim nga Premierliga...

Edmond Hajrizi emërohet Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi

Lideri i Kosovës në edukim, inovacion dhe menaxhim të...

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se subjekti të cilit ai i takon nuk ka pasur fare rol në rrëzimin e qeverisë Kurti, dhe se fajtorët për votimin e mocionit janë vetë akterët e ish-koalicionit qeverisës.

‘’PDK nuk i ka kontribuar situatës së rrëzimit të qeverisë’’, ka thënë ai.

‘’Ata e kanë rrëzuar vetë qeverinë e tyre. Nuk kemi patur fare rol’’, shtoi Hamza.

Tutje Hamza ka thënë se qeveria e kaluar do të mbajë rekorde famëkeqe.

‘’Për kohëzgjatjen e qeverisë nuk mund tia thyejë askush këtë rekord. Edhe numri i votave për rrëzimin e qeverisë ishte shumë i madh. Ata duhet tia bëjnë pyetje vetes, pse të gjithë ishin kundër neve?’’

Ai tregoi se PDK ka pasur raste kur partitë tjera kanë qenë kundër saj, por ai thotë se PDK asnjëherë nuk ka qenë kundër asnjë partie.

‘’Ne nuk kemi qenë kundër askujt. Madje u kemi bërë thirrje të tjerëve për të ardhur me ne në pushtet.’’, përfundoi Hamza. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz