BallinaLajmeAlbulena Haxhiu nis publikimin e shpenzimeve, i krahason me Abelard Tahirin

Albulena Haxhiu nis publikimin e shpenzimeve, i krahason me Abelard Tahirin

Të ngjajshme

Albanians For America mirënjohje  DASH’it pas lajmit për lejimin e shitjes së armëve për Kosovën

Organizata “Albanians for America” ka shprehur mirënjohje për Departamentin...

Belgjika publikon listën zyrtare për Botërorin 2026

Kombëtarja e Belgjikës ka publikuar listën përfundimtare për Botërorin...

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka filluar publikimin e shpenzimeve të kabinetit të saj, prej ditës kur e ka marrë detyrën, raporton Gazeta Express.

Shefi i kabinetit të ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Blerim Sallahu ka shkruar në Facebook se publikimi i këtyre shpenzimeve po bëhet për shkak të spekulimeve dhe shpifjeve nga njerëzit e ish-ministrit të kaluar.

Ai thotë se për hir të transparencës do t’i publikojnë shpenzimet e bëra në këtë mandat, duke i krahasuar ato me sa ishte në krye të kësaj ministrie Abelard Tahiri i PDK’së.

Shpenzimet e para që kanë publikuar janë ato për derivate.

“Për shkak të spekulimeve dhe shpifjeve nga njerëzit e ish ministrit të kaluar, dhe për hirë të transparencës të cilën kemi filluar ta instalojmë në Ministrinë e Drejtësisë, kemi vendosur që t’i publikojmë të gjitha shpenzimet e kabinetit të ish ministrit duke krahasuar me shpenzimet e kabinetit tonë”, ka shkruar ai./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz