back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmeNga heqja e taksës, në Kosovë kanë hyrë 1.6 milionë euro mallra...

Nga heqja e taksës, në Kosovë kanë hyrë 1.6 milionë euro mallra serbe

Të ngjajshme

Diddy kërcënohet me thikë brenda burgut në New York?

Një moment i tmerrshëm thuhet se ka ndodhur pas...

Në QNR përfundon numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është...

Samsung prezanton Galaxy XR, konkurrenti i Apple Vision Pro me sistemin Android XR

Samsung ka zyrtarizuar Project Moohan me emrin Galaxy XR,...

Bellingham i jep goditjen e madhe Juventusit, shënon nga afërsia

Vjen goli i parë në takimin ndërmjet Real Madridit...

Mbi 1.7 milionë euro është vlera e importeve që kanë hyrë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja-Hercegovina nga 1 prilli, kur Qeveria në detyrë e Kosovës ka hequr tarifën 100 qind ndaj produkteve të këtyre dy vendeve.

Në mallrat serbe, autoritetet e Kosovës kanë zëvendësuar këtë masë me reciprocitet, derisa ndaj Bosnjës nuk është marrë masë shtesë.

Adritatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se 1.6 milionë është vlera e mallrave që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër janë importe të Bosnjës, në vlerë të rreth 113 mijë eurove.

Sipas tij, shumica e importeve janë produkteve ushqimore, të industrisë kimike apo të industrisë së ndërtimit.

“Të gjitha dërgesat deri tani u janë kanë referuar Kosovës në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe emërimit ndërkombëtar të Kosovës në aspektin tregtar”, ka thënë mes tjerash Stavileci.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe Kosova ka eksportuar mallra në këto dy vende në vlerë të 240 mijë eurove.

Taksa 100 për qind ishte vënë nga qeveria e kaluar në Kosovë, në nëntor të vitit 2018.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar në vazhdimësi pezullimin e kësaj mase, ndërkohë që zyrtarët amerikanë së fundmi kanë thënë se nuk përkrahin as masën e reciprocitetit ndaj mallrave serbe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz