BallinaLajme25 mostrat që janë marrë nga familjarët dhe kontaktet e gruas nga...

25 mostrat që janë marrë nga familjarët dhe kontaktet e gruas nga Korisha, kanë dalë negative

Të ngjajshme

Mërgim Lushtaku: “Këtë herë me numër 16, si përherë PDK” (FOTO)

Mërgim Lushtaku ka deklaruar se do të vazhdojë angazhimin...

Endrick do të rikthehet në Real Madrid javën tjetër

Endrick pritet të rikthehet javën e ardhshme në Real...

Sot janë konfirmuar edhe 5 raste të reja me COVID19, duke çuar kështu numrin e të infektuarve në Kosovë në 145.

Rastet pozitive janë raste kontakti, tre (3) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Gjakovë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, transmeton Indeksonline.

Pas këtij njoftimi të IKSHPK-së, ka reaguar përmes një postimi kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ai ka dhënë një lajm të mirë, derisa ka thënë se 25 mostrat që janë marrë nga e infektuara nga Korisha, kanë rezultuar negative.

Ky është postimi i Haskukës:

Sapo u informuam nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës që 25 mostrat që janë marrë nga familjarët dhe kontaktet e gruas nga Korisha, kanë dalur negative. Pra sot nuk ka infektime të reja nga virusi COVID-19 në Komuna e Prizrenit.

Ky është një lajm shumë i mirë, por sidoqoftë nuk duhet të relaksohemi ngase simptomet e virusit COVID-19 mund të shfaqen pas 2 jave. Prandaj ftoj qytetarët që të vazhdojmë t’i përmbahemi masave ashtu siç kemi bërë deri më tani!

Rri në shtëpi ?
Rri pastër?
Rri në distancë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz