BallinaLajmeDumnicë e Poshtme, Dumnicë e Epërme dhe Llausha vazhdojnë të mbesin në...

Dumnicë e Poshtme, Dumnicë e Epërme dhe Llausha vazhdojnë të mbesin në karantinë

Të ngjajshme

949 Qendra Votimi për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për miratimin...

Sezoni turistik në Shkodër, prefektja: Probleme me trafikun, mbetjet dhe ndotjen akustike

Përballimi i fluksit turistik dhe natyrisht krijimi i kushteve...

KQZ tregon numrin e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u prezantua...

Haradinaj kujton Smajl Haradinajn: Sakrifica e tij frymëzim për luftën çlirimtare

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në përvjetorin...

Komuna e Podujevës ka vazhduar karantinimin për fshatrat Dumnicë e Poshtme, Dumnicë e Epërme dhe Llaushë.

Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës për veprime dhe masa parandaluese e mbrojtëse nga COVID-19 bën të ditur se kanë pritur që gjatë kësaj fundjave të hiqet masa e karantinës, e cila është aplikuar nga 15 marsi në fshatrat Dumnicë e Poshtme, Dumnicë e Epërme dhe Llaushë, pas identifikimit të rastit të parë me të infektuar me COVID -19.

“Mirëpo, pas rezultimit pozitiv në testin e së premtes të familjares së infektuar nga familja Haliti në Dumnicë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka vendosur që masa e karantinës të vazhdojë deri në shërimin e pacientes”.

“Pavarësisht se masa e karantinës vështirëson qarkullimin, ftojmë banorët e këtyre tri fshatrave të kenë durim dhe mirëkuptim, sepse kjo masë është në mbrojtjen e shëndetit të tyre. Komuna do të vazhdojë të ndërmarr të gjitha masat që banorët e këtyre tri fshatrave të kenë furnizim të rregullt me ushqim dhe të kenë të gjitha shërbimet e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Komunës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz