back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeKaq këshilltarë politikë ka emëruar Kurti gjatë një muaji qeverisje

Kaq këshilltarë politikë ka emëruar Kurti gjatë një muaji qeverisje

Të ngjajshme

Gjithsej 12 këshilltarë politikë ka emëruar kryeministri Albin Kurti në një muaj sa ka bërë kjo qeveri.

Së pari kishte emëruar Aziz Bicin, si këshilltar politik dhe Drejtor të Zyrës për Çështje të Kategorive të dala nga lufta e UÇK’së.

Pas tij Kurti emëroi si këshilltar një shtetas amerikan. Tienmu Ma u bë këshilltar për punë të jashtme.

Shenaj Shala ishte këshilltarja e tretë e emëruar. Ajo mori postin e Këshilltares të Jashtme Politike si dhe u bë përgjegjëse e Protokollit në Kabinetin e Kryeministrit.

Luan Dalipi u bë këshilltar me datën 21 shkurt, po ashtu ai u emërua shef i kabinetit të kryeministrit.

Durim Berisha dhe Erzen Vraniqi u emëruan këshilltar me datat 21 dhe 25 shkurt respektivisht.

Me datën 28 shkurt, Kurti emëroi Liman Hotin.

Me 4 mars, kryeministri emëroi anëtarin e VV’së nga Tirana, Elvis Hoxha, si këshilltar së bashku me Fëllënza Podrimja.

Këshilltarja e radhës u bë Furtuna Sheremeti, ajo u emërua si këshilltare e jashtme politike për çështje juridike.

Ndërsa me datën 5 mars, Kurti emëroi Dritan Talin këshilltar politik për çështje të koordinimit të SHERPA dhe zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes, korrik 2017. Me këtë datë po ashtu ai emëroi Nora Kelmendin Këshilltare Politike për koordinimin e të drejtave pronësore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz