back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaOpinioneSonte 22 vite me parë, Adem Jashari ishte në fshatin Ticë, për...

Sonte 22 vite me parë, Adem Jashari ishte në fshatin Ticë, për të vizituar të plagosurit në odën e Fadil Bekës

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Shkruan: Arben Beka///

Sonte po bëhen 22 vite nga hera e fundit që të takova me 4 Mars 1998, kur erdhe t’i vizitosh ushtarët e plagosur në betejen e Çirezit – Likoshanit, Sabit Geci, Sabit Lladrofci dhe Musë Jashari në odën e Dr. Fadil Bekes në Ticë. Atë natë, unë si i ri pata fatin t’shërbej për të dytën herë gjatë vizitave tua në Spitalin e Parë të UÇK-së.

Komandant!

Atë natë fytyra jote ishte plot nur, shikimi yt rrezatonte dashuri. Ishe fjalëpak, i matur, i urtë por i vendosur. Ishe i thjeshtë dhe i dashur si me ne të rinjtë, poashtu me ushtarët tu. Atë natë në mendjën time të krahasoja me Skënderbeun, Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Qerqiz Topullin dhe shumë pararëndes tu. Nuk doja të të krahasoja me Aleksandrin e Madh, Napoleon Bonaparten sepse më dukej pak.

Komandant!

Atë natë, ti nuk e dije që pikërisht të nesërmen, emri yt do t’i kalonte oqeanet dhe detërat, do t’i kalonte kufinjë dhe kontinente anëkend botës. Ti nuk e dije që emri yt do të hynte përjetësisht në histori, do të shndërrohëshe në Legjendë, do të bëheshe shëmbull botëror se si duhet flijuar për atdheun.

Komandant!

Sonte, i përmalluar, po flas me ty e kam përpara syve praninë tënde njëjtë si 22 vite me parë. Ashtu të qetë, të urtë, të dashur, fjalëpak. Por ne nuk jemi të njëjtit. Ne çdo ditë po plakemi, fytyrat tona po vrenjten nga problemet e përditshme, flokët tona po thinjën, por ti gjithnjë po mbetësh i ri, njëjtë si natën e fundit kur të takova. Madhështia jote po bëhet akoma më e madhe, vepra jote po bëhet edhe më mitike. Fotografia jote gjendet e varur në çdo institucion shqiptar, në çdo familje shqiptare, busti yt qëndron ballëlartë në shumë sheshe shqiptare dhe botërore. Për ty shkruhen libra, thuren vargje, këndohen këngë.

Komandant!

Amaneti yt po realizohet çdo ditë. Kosova jote për të cilën dhe jetën bashkë me 56 antarë të familjes e ka fituar lirinë e pavarësinë dhe është në rrugë të mirë të shtetndërtimit. Çdo ditë e më shumë ndërtohen shtëpi, rrugë e sheshe, shkollohen nxënësit e studentët, punësohen të rinjtë, forcohet shteti me ushtri dhe kufinjë.

Komandant!

Edhe më tutje do të shkruhet e këndohet për ty, do të flitet për ty, do të thuren lavde për ty.
Gjithmonë do t’kujtoj si sot e 22 vite më parë, çdo vit do të flas me ty dhe do të të tregoj për të arriturat tona.
Përjetësisht do të kemi në ballë ty që je themeli i lirisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz