BallinaLajmeVjen reagimi i ashpër nga Thaçi: Kuvendi s’është pronë e askujt

Vjen reagimi i ashpër nga Thaçi: Kuvendi s’është pronë e askujt

Të ngjajshme

Shtyhet seanca e Noizyt në GJKKO

Është shtyrë për datën 13 maj, seanca gjyqësore në...

BioNTech në Gjermani po e ndalon prodhimin e vaksinës COVID

BioNTech, kompania gjermane që u bë e njohur globalisht...

Aksioni në Agjencinë Kadastrale i lidhur me dokumente pronash

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të...

Haxhiu i drejtohet mërgatës me video për zgjedhjet, mbrapa saj nuk është më flamuri Dardan

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d e presidentes, Albulena Haxhiu,...

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë është i interesuar që të raportojë në Kuvendin e Kosovës për takimet e tij gjatë vizitës zyrtare në SHBA.“Nëse më pamundësohet sot raportimi unë do ta bëjë kërkesës tjetër sepse askush nuk është pronar i Kuvendit dhe nuk mund ta uzurpohet.

Kam kërkuar edhe në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti këtij viti që ta informoj kuvendin për punët e mia por më është pamundësuar. Do t’i ftoj të gjithë liderët e partive të spektrit politik kosovar, përfshirë kryetarin e Vetëvendosjes, të LDK-së, të PDK-së, të AAK-së, Pacollin…”, ka thënë ai.

Presidenti i Kosovës ka thënë se do të ju drejtohet përmes një konference për media, nëse nuk mund të raportojë në Kuvend.

“Është e drejtë imja kushtetuese nëse më pamundësohet raportimi në Kuvend, mundësia imja e vetme si President i Republikës së Kosovës i zgjedhur nga kuvendi që t’u drejtohem qytetarëve përmes konferencës për shtyp që të përcillet ajo që ka ndodhur në Uashington. Jam i vendosur që tërë angazhimi të jetë plotësisht transparent. Nëse deri tash dikush ka pasë dilema, takimi i fundit ka qartësuar gjithçka. Jemi të bekuar, takimi na ka hequr çdo dilemë dhe enigmë, është proces në duar të sigurta me rol udhëheqës të SHBA-së. Të gjithë liderët e Kosovës jemi të zëvendësueshëm, roli i SHBA-së është i pazëvendësueshëm”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz