BallinaLajmeThaçi konfirmon takimin me Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë, kërkon raportim në...

Thaçi konfirmon takimin me Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë, kërkon raportim në Kuvendin e Kosovës për këtë takim

Të ngjajshme

Skuadra arabe nis negociatat me lojtarin e Chelseat

Skuadra e Chelseat gjatë afatit kalimtar të verës pritet...

Vazhdojnë kërkimet për 55-vjeçaren e zhdukur në Deçan, në terren edhe FSK-ja

Operacioni i kërkimit për 55-vjeçaren e raportuar e zhdukur...

Porosit SOT, Prite NESËR – deri në -70% zbritje!

Foleja Deals vjen me oferta të reja në krejt...

FIFA ua ndalon transferimet tri klubeve të njohura turke

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar të jetë takuar me presidentin serb, Alleksandar Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi tha se takimi ishte zhvilluar me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

“Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump”, tha Thaçi, raporton Koha.net.

“Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm”, deklaroi më tej presidenti i vendit.

“Duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e fortë. SHBA është shpresa dhe besimi ynë. Jemi mirënjohës përjetë”, përfundoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz