BallinaLajmeVazhdojnë ftesat e Speciales

Vazhdojnë ftesat e Speciales

Të ngjajshme

Dyshohet se e ngacmonte vazhdimisht një grua, arrestohet një person në Prishtinë

Një burrë është arrestuar të shtunën pasdite në Prishtinë,...

Sot xhiroja e radhës në Superligë

Sot zhvillohet xhiroja e 34-të në Superliga e Kosovës,...

Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj: Doli nuk shtëpia e nuk u kthye më

Një vajzë është raportuar e zhdukur në Prizren. Policia njofton...

Arsenal armësh dhe uniformë ushtarake zbulohen në një objekt të pabanuar në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake...

E diela me mot të vranët në Kosovë

Sot (e diel), vendi ynë pritet të përfshihet nga...

Njëri nga pjesëtarët e rëndësishëm të UÇK-së, Gafur Elshani, të enjten u bë figura e radhës që u ftua nga Prokuroria Speciale e Hagës. Elshani u ftua në cilësinë e dëshmitarit, teksa nga OVL-ja e UÇK-së kanë konfirmuar se ardhja e ftesave të reja nga Specialja së fundmi është intensifikuar. Ndërkohë, njohësit e drejtësisë vlerësojnë se brenda disa muajve mund të pritet edhe ngritja e aktakuzave të para.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që janë përgjegjëse për hetimin e krimeve, të cilat supozohet se i kanë kryer ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë dhe para luftës së viteve 1998 – 1999, kanë vazhduar me dërgimin e ftesave të reja në Kosovë.

Të enjten ftesa e radhës që “ateroi” nga ky organ ishte për ish-pjesëtarin e UÇK-së Gafurr Elshanin, i cili ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në luftën çlirimtare dhe ishte njëri nga figurat e rëndësishme të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Ftesën e Elshanit e konfirmuan nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët njoftuan se ai u ftua në cilësinë e dëshmitarit.

Ndërkohë, kjo organizatë ka vazhduar kundërshtimet e ashpra ndaj Gjykatës Speciale, teksa paralajmërimet e këtij organi për ngritjen e aktakuzave i kanë quajtur të pabaza, shkruan Zëri.

Sipas tyre, ky organ po tenton të arsyetojë fondet e shpenzuara për 5 vjet.

Në anën tjetër, njohësit e sistemit të drejtësisë dhe avokatë të akredituar nga ky institucion thonë se me emërimin e gjyqtarit të procedurës paraprake Specialja ka dhënë indikacionet e para se po bëhet gati për ngritjen e aktakuzave të para. Kësisoj, sipas tyre, brenda disa muajve këto aktakuza mund të ngrihen ose të hidhen poshtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz