BallinaLajmePolicia kap grabitësit e 32 mijë eurove

Policia kap grabitësit e 32 mijë eurove

Të ngjajshme

Rusia mbyll aeroportet dhe kufizon internetin

Moska u përball të martën, 5 maj, me masa...

Ishte në Samitin e EPC në Armeni, Kurti shfaqet në Shkup, Mexhiti: Mirëserdhe

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këtë vendim

Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen...

Koosva dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës,...

Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë 3 persona për grabitjen e para 10 ditëve në rrugën “Isa Kastrati” në Obiliq.

Sipas informacioneve që Gazeta Sinjali i ka marrë nga burime të sigurta brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës, E.SH. (33 vjeç), SH.SH. (34 vjeç) dhe H.O. (35 vjeç) janë arrestuar mbrëmë për grabitjen e 32 mijë eurove më 10 shkurt. Gjatë grabitjes, ata e kishin rrahur edhe një person, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gazeta Sinjali mëson gjithashtu se lidhur me rastin Policia ka zhvilluar bastisje në 4 lokacione të ndryshme në fshatin Trudë të Obiliqit dhe në Shkabaj të Prishtinës ku janë gjetur dhe konfiskuar tri automjete, dy pushka të gjuetisë pa leje, një karikator i kallashnikovit AK-47, 5 telefona dhe 1 mijë e 197 euro.

Policia i ka intervistuar të dyshuarit, të cilët më pas janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz