BallinaLajmeMergim Lushtaku: Thaçi nuk është përfaqësueses i PDK-së (VIDEO)

Mergim Lushtaku: Thaçi nuk është përfaqësueses i PDK-së (VIDEO)

Të ngjajshme

Haxhiu pret në një takim komisioneren për zgjerim të BE-së, Marta Kos

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos është...

Portieri 16-vjeçar që u shpall “Man of the Match”, tifozët dyshojnë për moshën e tij

Një fotografi është bërë virale së fundmi në rrjetet...

Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: Sam Altman krijonte kaos në OpenAI

Gjyqi i shumëpërfolur mes dy figurave të mëdha të...

Mergim Lushtaku deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar momentin e vendosjen e fotografisë së presidentit Hashim Thaçi në sallën e Kuvendit.

Ai në një intervistë për “Front Online” e ka konsideruar të drejtë veprimin e tij në seancën solemne të 17 shkurtit për përvjetorin e 12-të të pavarësisë.

Lushtaku po ashtu ka thënë se presidenti Thaçi nuk është përfaqësues i PDK-së, por që sipas tij, përfaqëson i interesave të qytetarëve, dhe si i tillë figura e tij duhet respektuar.

“Thaçi më nuk është përfaqësues i PDK-së, dhe i asnjë partie politike, por përfaqëson gjithë interesin e qytetarëve dhe besoj që ne realisht kena vepruar mirë dhe gjesti simbolik që unë kam vepruar është vetëm në respektimin e institucioneve të vendit, këtë rast presidencës”, ka deklaruar Lushtaku për Front Online.

Krahas kësaj, Lushtaku ka theksuar se vendosja e fotorgrafisë ishte mesazh për kryeparlamentarën, Vjosa Osmani, e cila sipas tij ka vepruar gabim.

“Prandaj vlerësoj se Vjosa Osmani ka gabuar me zhvendosjen e fotografisë , pasi që një gjë e tillë është e rregulluar me ligj dhe në mënyrë simbolike e kam shpreh kundërshtimin tim”, ka përfunduar  për “Front Online” Lushtaku./Front Online/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz